Policia e shtetit konfirmoi se ka bastisur mbremjen e te shtunes banesen e Ervis Martinajt ne Surrel ne zonen ku jeton edhe kryeministri Edi Rama.
Kontrolli mesohet se eshte kryer ne oret e pasdites, nga forcat e policise se shtetit me urdher te prokurorise se posacme SPAK.
Media raporton se ne banesen e Martinajt ne Surrel nuk ka pasur njeri gjate kontrollit te policise.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sipas raportimeve te pakonfirmuara, ne vile jane gjetur dokumente por asgje tjeter e dyshimte apo e paligjshme.
Kontrolli mesohet se eshte bere me urdher te gjykates bazuar ne kerkesen e prokurorise se posacme SPAK, ne kuader te hetimeve per dosjen “Plumbi i Arte” ku Ervis Martinaj u shpall ne kerkim per disa atentate.
Nje tjeter aresye e kontrollit eshte edhe hetimi per denoncimin e bere nga familja e biznesmenit per humbjen e kontakteve me te ne daten 9 gusht 2022.
Me 24 dhjetor policia kontrolloi banesat e Martinajt dhe dy xhaxhallareve ne Fushe Kuqe ku u gjeten arme, municione dhe radio policie ne disa koshere bletesh te cilat nuk dihet se kujt i perkasin. /lajmifundit.al