Gazetarja Klodiana Lala ka treguar sot se kreu i SPAK Altin Dumani, u ka deleguar prokurorëve të posaçëm kompetencat të plota për hetimin e dosjes së inceneratorëve.
Sipas saj, Dumani është duke analizuar punën e tyre për të parë në vijimësi nëse do ketë rezultate apo nevojë për ndërhyrje.
“Kosova iu rrëmbye Serbisë”, deputeti shqiptar i kthehet “flakë për flakë” presidentit kroat: Flet si zëdhënës i Putinit, me gjuhë pijaneci gjuajti mbi miqësinë e vendeve
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
“Cili është roli i Engjëll Agaçit, ne nuk kemi përgjigje nga SPAK?
Cili është roli i Damian Gjiknurit, ne nuk kemi një përgjigje? Cili është roli i Erion Veliajt?”, tha gazetarja Lala, teksa komentoi dhe thirrjen në prokurori të Monika Kryemadhit. Sipas saj, SPAK nuk ka nevojë për denoncime sepse provat janë ulëritëse.
Klodiana Lala: Historia e inceneratorëve është një histori e pastër korrupsioni, që shkon deri në nivelet më të larta të qeverisë. Është një histori që ka bërtitur me të madhe për mënyrën sesi po shfaqej korrupsioni, dhe SPAK nuk ka pse të pres denoncimet. Inceneratori i Elbasanit nuk është vënë në punë, ai i Fierit nuk është vënë në punë, i Tiranës nuk ekziston.
Cili është roli i Engjëll Agaçit, ne nuk kemi përgjigje nga SPAK? Cili është roli i Damian Gjiknurit, ne nuk kemi një përgjigje? Cili është roli i Erion Veliajt?
SPAK ka prova ulëritëse për këtë aferë. Duhet të hetohet hap pas hapi për t’i shkuar deri në fund.
Pyetje: Takimi me Altin Dumanin, kreu i SPAK?
Klodiana Lala: Prokuroria e Posaçme sot ka çështje të rëndësishme, inceneratorët, sterilizimi, çështja e Gërdecit. Pamë pas 15 vitesh që të shfaqej në prokurori djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Zoti Dumani është shumë i prerë në përgjigjet e tij. Ai po mban shënim disa gjëra për ta përmirësuar dhe për të qenë një institucion transparent.
Zoti Dumani na tha sot se ka deleguar kompetencat për këto dosje, duke lënë prokurorët të hetojnë të lirë, por ai po analizon punën dhe rezultate, për të dhënë më pas udhëzime jodetyruese.
Zoti Dumani na e bëri të qartë se roli i Arben Ahmetaj po hetohet, ende nuk është një person nën hetim, por roli i tij po hetohet. SPAK ka në duar atë çështje dhe se çfarë do të prodhojë këtë nuk e dimë.
Pyetje: Çështja McGonigal, çfarë e pengon SPAK?
Klodiana Lala: I kemi dërguar zotit Dumani një kërkesë zyrtare për informacion. Ende nuk kam një përgjigje, ajo që ndodhi ditën e sotme është një shkresë e zotit Dumani që i kërkonte Gazment Bardhit, që bashkë me kallëzimin t’i vinte në dispozicion dhe aktakuzën amerikane.
Kjo është një histori që ka nevojë të hetohet dhe këtë SPAK e ka detyrim ligjor dhe kushtetues. Zoti Dumani tha se mund të kemi një reagim zyrtar.