SPAK kontrolle të befasishme në tre qytete të Shqipërisë, ja çfarë ka ndodhur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Prokuroria e Posaçme vijon me kontrollet për të identifikuar personat e përfshirë në spiunazh dhe aktivitet terrorist në Shqipëri kundër MEK.

Më datë 12 korrik, është ushtruar kontroll në zyrat e një shoqate të drejtuar nga një ish-anëtar i MEK, i quajtur Hassan HEYRANI, dhe në 11 apartamente të shpërndara në Tiranë që janë përdorim të këtyre shtetasve iranianë, dhe në dy makina.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ndërsa ditën e sotme është ushtruar kontroll në banesa në disa banesa në Laç dhe Lezhë e Fushë-Krujë që dyshohet se janë të përfshirë në këtë rrjet spiunazhi.

Burime për media bëjnë me dije se në banesat e kontrolluara janë sekuestruar kompjutera dhe telefona që mund t’i vlejnë hetimit.

Këta ish-anëtarë të MEK, dyshohet se veprojnë si një celulë terroriste në vend dhe japin informacione për muxhahedinët e strehuar në Manëz.

Në rrjetin e spiunazhit në shërbim të regjimit iranian, dyshohet se ka edhe shqiptarë. .…jetoilumtu.al/

 

 

 

Scroll to Top