Stop zbulon gjurmë të të moshuarit të zhdukur, policia nuk bën asgjë. Shefi i komisariatit: Veprimet tona, sekret hetimor

Jil
Jil
3 Min Read

Emisioni Stop në Tv Klan transmetoi dëshminë e të riut që shoqëroi deri në Lushnje 81-vjeçarin e zhdukur Xhavit Muça. Për zhdukjen e të moshuarit i cili vuan edhe nga skleroza e lehtë, gazetarja e emisionit Stop ka pyetur fatorinon e furgonit, nga ku zbriti i moshuari bashkë me të riun Erlin Tuci.

Sipas fatorinos, ata kanë zbritur nga furgoni dhe kanë shkuar në të njëjtin drejtim, pa bërë fjalë fare. Pamjet e siguruara provojnë pikërisht këtë pohim të fatorinos.

Gazetarja: Ti ke qenë fatorino, apo jo?

Fatorino: Po!

Gazetarja: Të të pyes, kanë debatuar, apo kanë bërë llafe?

Fatorino: Jo, fare! Ata zbritën, unë thashë, se ikën me këtë tjetrin mbrapa. As me këtë nuk ikën.

Gazetarja: I pe nga ikën? U ndanë?

Fatorino: Këtu qenë atë ditë. E pashë një ditë atë çunin më mbrapa. Nja dy ditë më mbrapa, e pashë aty tek furgoni.

Gazetarja: Djali tha, që u ndamë në drejtime të ndryshme në momentin, që kanë zbritur.

Fatorino: Ata kanë ik bashkë.

Gazetarja e Stop u interesua pranë Komisariatit të Lushnjes, nëse janë bërë veprimet hetimore. Por shefi i komisariatit thotë se këto veprime për gjetjen e të moshuarit të humbur janë sekret hetimor, edhe pse e bija ka më shumë se 1 muaj që e kërkon.

“Këto janë veprime hetimore, që janë sekret. Ka sekret, se janë veprime hetimore. Është çështje në hetim. Nuk dalin në publik. Për pjesën tjetër, interesohuni në komisariatin Nr. 1 ose në prokurori! Të gjitha veprimet janë kryer. Nuk mund të jap detaje nga veprimet hetimore”, thotë shefi i komisariatit të Lushnjes.

Emisioni Stop bëri të pamundurën për ta kërkuar zotin Xhavit dhe brenda një dite arriti të sigurojë informacionin se 81-vjeçari është parë nga banorët pranë rrugës së varrezave në Lushnjë.

Gazetarja: Mos e keni parë këtë zotërinë?

Banorët: Jo, jo!

Gazetarja: Mos e keni parë gjë këtë zotërinë?

Banori tjetër: Jo!

Banori tjetër: E kam parë në Lushnje.

Gazetarja: Ku?

Banori: Se e vura re në televizor para…Biles ju ishit.

Gazetarja: Po! Ku e ke parë?

Banori: Tek lagja, ku shkojmë për tek varrezat ne, që është gjykata. Diku aty.

/tvklan.al

 

Jeto I lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *