Pavaresisht lajmeve dhe raportimeve per daljen e tij nga BB VIP ne Kosove, Stresi ne fakt ndodhet ende aty.
Lajmi eshte dhene ne faqen zyrtare te kengetarit, nderkohe qe ai ka qene pjese e situatave te sotme te ndodhura brenda ne shtepine e VIP-ave ne Kosove.
Xhuli e ka pyetur Stresin se çka do të donte ta fshinte nga e kaluara e tij.
Ai është shprehur se do të donte t’i fshinte momentet kur e ka lënduar Kejsin, përcjell Klankosova.
“Momentet më të kqija me Kejsin, që e kam lënduar, asgjë tjetër, e kam lënduar në kuptimin që nuk kam qenë korrekt në lidhje”, është shprehur ai.
Ai ka vazhduar edhe më tej bisedën për ish-bashkëshortën e tij.
Stresi është shprehur se nuk e ka vrarë ndarja, aq sa plaga e saj.
Ndërkohë, Stresi dhe Xhuli kanë bërë edhe biseda të tjera së bashku.
Në një moment, Stresi i ka thënë Xhulit se ajo s’do të mund ta acarojë më.
“E kam menduar një bast me ty, s’do të mund të më acarosh më, pra ky është basti”, u shpreh tutje Stresi.
Banorët po vazhdojnë të qëndrojnë dyshe të lidhur në pranga.
Stresi është ai i cili po qëndron i lidhur me Xhulin, përcjell Klankosova.tv.
Ndërkaq, sot ai ka përgatitur vezë teksa po qëndronte i lidhur.