Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka takuar ambasadoren e Kanadasë për Shqipërinë, Elisa Goldberg.
Përmes një postimi në Facebook, Balluku bën me dije se pjesë e diskutimit ka qenë edhe sulmi kibernetik.
Ministrja e Infrastrukturës njofton se ka shprehur gatishmërinë për të mirëpritur mbështetjen e Kanadasë në sigurinë kibernetike.
Balluku: “Kënaqësi të mirëprisja Elisa Goldberg, ambasadoren e Kanadasë për Shqipërinë. Shkëmbyem mendime për mundësitë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona.
Si një vend lider në teknologjinë e informacionit dhe sigurinë kibernetike, shpreha gatishmërinë për të mirëpritur mbështetjen e Kanadasë në këtë sektor të rëndësishëm.
Diskutuam gjithashtu edhe mbi energjinë, ku dy vendet tona kanë pak a shumë sisteme të ngjashme energjetike dhe në këtë pikë eksperienca dhe ekspertiza e tyre është një ndihmë e vyer per ne.
E bindur se në të ardhmen e afërt do të kemi një bashkëpunim akoma edhe më të mirë mes dy vendeve tona.”