Sulmet ruse natën e Vitit të Ri në Ukrainë ‘shënjestruan’ fabrikat e dronëve

Jil
Jil
1 Min Read

 Ushtria ruse tha sot se bombardimet që goditën disa qytete të Ukrainës, përfshirë Kievin në natën e Vitit të Ri, kishin për qëllim objektet e prodhimit të dronëve.

 “Më 31 Dhjetor 2022, Forcat e Armatosura Ruse kryen një sulm ajror me rreze të gjatë kundër objekteve të industrisë së mbrojtjes ukrainase të përfshira në prodhimin e dronëve”, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu



Planet e regjimit të Kievit për të kryer sulme terroriste kundër Rusisë në të ardhmen e afërt janë penguar”, theksohet në deklaratë. Moska shpesh i përshkruan si veprime terroriste operacionet e kryera nga ushtria ukrainase në tokën ruse.

Ushtria ruse theksoi gjithashtu se do të vazhdojë ofensivën e saj në rajonin e Donetskut të Ukrainës Lindore , ku aktualisht është përqendruar pjesa më e madhe e luftimeve. Sulmet ruse që synonin Kievin dhe qytetet e tjera të Ukrainës të shtunën lanë tre të vdekur dhe 50 të plagosur./tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *