Sulmi ndaj Berishës,Hoxha tregon kush ishte personi që tentoi ta ndalonte Gert Shehun: I prishi planin

Jil
Jil
2 Min Read

Gazetari investigativ, Artan Hoxha komentoi incidentin e djeshëm në protestën e opozitës, ku u sulmua me grusht kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Hoxha tha se incidenti me grushtin në protestë mori vëmendjen nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua dje në Tiranë. Gazetari tha për Abc Live, tha se në protestën e djeshme i vetmi truproje që ishte i armatosur ishte truproja e Ilir Metës.

Truprojat e Berishës nuk kishin armë me vete.
Për këtë Hoxha tha se Berisha nuk ruhet nga Garda e Republikës për shkak të çështjes së vulës në gjykatë dhe se nuk është njohur akoma zyrtarisht si lider i PD-së.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“U thye paprekshmëria e Berishës”, tha Hoxha.

“Një ngjarje jo e zakontë, e rëndë, për shkak sepse është goditur lideri i opozitës. Berisha është një figurë që ka njerëz që e dashurojnë marrësish por dhe që e urrejnë në mënyrë ekstreme, ka dominuar politikën e këtij vendi për shumë kohë.

Ka qendruar stoik nga situatat e 1991 deri sot. Ngjarja u zhvillua në një ditë ku vëmendja duhet të ishte te samiti, atje duhet të ishte vëmendja.

Berisha kishte një aureol pathyeshmërie. Si qytetar do të doja që politikanët e vendit tim të mos kishin nevojë të ruheshin. Berisha personazh që ose urrehet në mënyrë ekstreme ose dashurohet në mënyrë ekstreme.

Ai është personazh me shumë karizëm. Ai perceptohej si një njeri i paprkshëm. U thye paprekshmëria e Berishës. Ai lider i opozitës, duhej të ruhej nga garda por nuk ruhet, për çështje të vulës nga Gjykata.

Alibeaj ruhet nga garda e republikës, Berisha jo. Në video duket se i vetmi njeri i armatosur është truproja i Metës. Asnjë nga truprojat e Berishës nuk ishte i armatosur. Imagjinoni sikur Gert Shehu të kishte një armë”, tha Artan Hoxha. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *