Sulmoi Berishën, Gert Shehu nuk do ti padisë truprojat për goditjet në protestë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gert Shehu, 31-vjeçari, i cili goditi me grusht Sali Berishën ka vendosur të ‘falë’ truprojat e ish-kryeministrit.

Report Tv mëson se Gert Shehu është shprehur se nuk dëshiron t’i padisë truprojat, ndonëse këta të fundit ushtruan dhunë ndaj 31-vjeçarit për ta neutralizuar pasi goditi Berishën.

Shehu është lënë në burg nga Gjykata, ndërsa masa e sigurisë i është dhënë në ambientet e spitalit të Traumës.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

31-vjeçari prej së martës po kurohet pas goditjeve nga truprojat e Berishës. Pasi gjendja e tij të përmirësohet pritet që të transferohet në qeli.

Aktualisht, Gerti Shehu është i shtruar në pavijonin e ORL tek spitali i Traumës. Para tre ditësh është dërguar tek spitali i burgut, por nuk e kanë pranuar dhe është rikthyer sërish tek Trauma.

Gjendja e tij është shumë e mire, nuk ka asnjë problematikë, ndërsa ruhet nga forca të shumta policie. Avokati Ervis Lila i përzgjedhur nga familjarët e Gert Shehut ka kërkuar një masë më të lehtë ndaj tij. Ndërsa ka theksuar se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces.

Scroll to Top