Të martën, më 21 shkurt 2023, në Rai2, në “prime” rikthehet “Belve”, programi i krijuar dhe drejtuar nga Francesca Fagnani. Mes të ftuarve të episodit do të jetë Wanda Nara, menaxhere dhe prezantuese sportive argjentinase, e njohur mbi të gjitha për jetën e saj mjaft intensive të dashurisë.
Që sonte do të startojë një cikël prej pesë episodesh kushtuar burrave dhe grave të paepur(a), ambiciozë dhe të fortë, të cilët nuk mund të mos i dëgjojmë. Në regjistrimin e episodit, Wanda Nara shfaqet çuditërisht në studion e “Belve” me Mauro Icardin për të bërë një bilanc të jetës së saj të dashurisë, marrëdhëniet me paratë dhe suksesin.
Në mënyrë të habitshme, Wanda ofron një portret të jetës së saj sa të vërtetë, edhe qesharak: “Ai (Icardi) është burri im dhe mendoj se do të jemi një familje për gjithë jetën”.
Më pas, ajo saktëson: “Po, jemi bashkë. Nuk e di nëse jemi rikthyer bashkë. Ne kemi qenë gjithmonë një familje, padyshim që jam me Mauro për gati 10 vite. Ai është 29 vjec, pra praktikisht gjithë jetën e tij me mua”.
Dhe, kur Françeska Fagnani e ngacmoi me pyetjen “pra, për këtë fundjavë mund të themi që jeni akoma bashkë”, Wanda Nara, duke qeshur, përgjigjet: “Shpresojmë përjetë! Jo vetëm për këtë fundjavë”.
E shtyrë nga pyetjet e drejtueses së emisionitnë lidhje me mesazhet e “kurorëzimit” që dyshohet se ka marrë nga Keita Baldé, Wanda Nara thotë se ia ka treguar ato Icardit:NOA.AL