JiL.al - Jeto i Lumtur

fragment romani

Fragment Nga Romani “Pianistja” Nga Elfriede Jelinek.

Kështu pret me padurim që vlera e saj si kampione e ardhshme e muzikës të rritet në bursën e jetës…. Pret e qetë, gjithmonë e më e qetë që dikush të vendosë për atë dhe atëherë, e lumtur, nga ana e saj të vendosë menjëherë për tjetrin. Ky dikush duhet të jetë një burrë i […]

Fragment Nga Romani “Pianistja” Nga Elfriede Jelinek. Read More »

Fragment Nga Romani “Sëmundja e ëndrrave”Nga “Mehmet Kraja”..

Para se të binte mbrëmja, tej Qafës së Ljares qielli u duk i kthjellët dhe i largët, edhe mbi liqen ishte po ai qiell, vetëm se atje ngjante disi i ngrirë dhe i ftohtë, si i veshur me akull, teksa pak më vonë, se nga dolën ca re të holla dhe e mbuluan me vransim

Fragment Nga Romani “Sëmundja e ëndrrave”Nga “Mehmet Kraja”.. Read More »

Fragment Nga Romani “Bukuroshet E Fjetura” Nga Jasunari Kavabata….

Shpeshherë thonë: “Kjo ka ndodhur vite e vite të shkuara”, veçse lipset të kemiparasysh se kujtimet janë pjesë përbërëse e jetës sonë, pavarësisht se kur ndodhin: sot apo mot. Një kujtim i gjashtëdhjetë viteve të kaluara mund të ruhet më i freskët e më i gjallë se një tjetër, i djeshëm apo i pardjeshëm dhe

Fragment Nga Romani “Bukuroshet E Fjetura” Nga Jasunari Kavabata…. Read More »

Fragment Nga Romani “Misteret E Parisit Të Vogël” Nga Kristaq Turtulli..

Mallkuar qoftë ai bir shqiptari që këtë gjuhë perëndie, trashëgim nai ka lënë i pari trashëgim s’u a lë fëmijëve… Ditëve të diela dhe festave fetare Mëmës Dhoksanës i qe bërë zakon, ngrihej herët, na bënte zë të visheshim me rrobat më të mira. Mua më vishnin me fustan të ri. Dhe të treja, mëma

Fragment Nga Romani “Misteret E Parisit Të Vogël” Nga Kristaq Turtulli.. Read More »

Fragment Romani ”Vegimtari” Nga Ahmet Qeriqi..

Në orët e vona të pas ditës së 1 nëntorit të vitit 1966, Urtan Malmiri paraqitet para dyerve të Burgut të Qarkut, në Prishtinë, ku një vit më parë, kishte qëndruar vetëm tri ditë. Por pasi aktugjykimi për vendimin ishte bërë i plotfuqishëm duhej të mbante dy muaj burg nga një vit sa ishte dënuar

Fragment Romani ”Vegimtari” Nga Ahmet Qeriqi.. Read More »

Fragment Nga Romani “Nata Pa Mëngjes”.. Nga Biser Mehmeti..

…Ditët që rodhën më vonë nuk sollën asgjë në jetën time. E vetmja gjë që ndryshonte ishte qielli,i cili i ngjante një njeriut që dergjet një kohë të gjatë e pastaj sëish këndellet. Mirëpo këndellja e tij ishte tepër e ngadalshme, madje gjithnjë merrte diçka nga e kaluara. Mjegullat e murme që dikur shtriheshin si

Fragment Nga Romani “Nata Pa Mëngjes”.. Nga Biser Mehmeti.. Read More »

Fragment Nga Romani..”Prilli I Thyer” -“Nga Ismail Kadare “

Kishte disa orë që ecte pa pushim dhe i dukej se nuk po ndiente lodhje, përveç një mpirje te gjunjët. Vazhdonte të curiste shi, por pikat ishin më të rralla, si-kur dikush të kishte bërë një tëharrje në rrënjët e re ve. Gjorgu ishte i sigurt se kishte dalë nga krahina e tij dhe ecte

Fragment Nga Romani..”Prilli I Thyer” -“Nga Ismail Kadare “ Read More »

Fragment Nga Romani..”Mali Magjik”-“Tomas Mann”

Ku jemi? Ç´është kjo? Ku na hodhi kështu ëndrra? Mugëtirë, shi dhe llucë, ngjyrime të purpurta të qiellit të zymtë, gjëmime të rënda që mbushin prore ajrin e lagësht të shqyer nga fërshëllima këngëzuese, nga ulërima të tërbuara dhe djallëzisht në rritje, të cilat duke flakur copëra, spërkama, kërcitje dhe flakë përfundojnë me rënkime, klithje,

Fragment Nga Romani..”Mali Magjik”-“Tomas Mann” Read More »

Fragment Nga Romani “Muzeu I Pafajësisë” – Orhan Pamuk..

Paskësh qenë çasti më i lumtur i jetës sime dhe unë nuk e kuptova. A thua gjërat do të merrnin tjetër rrjedhë nëse do ta pikasja dhe do ta mbroja këtë lumturi? Patjetër, nëse do ta kuptoja se ky ishte pikërisht çasti më i lumtur i jetës sime, nuk do të lejoja të më shkiste

Fragment Nga Romani “Muzeu I Pafajësisë” – Orhan Pamuk.. Read More »

Fragment nga romani “THUAMË SE MË DASHURON” – Erich Maria Remarque.

E dashura ime, mora prej teje një letër që më ka lumturuar. Në të thuhet çdo gjë që një njeri mund t’i thotë një tjetri e sidomos thuhen ato që vetëm ti mund të m’i thuash. Secili nga ne është bërë tashmë aq shumë fat i tjetrit saqë fjalët mund të shkojnë këtu fare pak.

Fragment nga romani “THUAMË SE MË DASHURON” – Erich Maria Remarque. Read More »

Scroll to Top