
Ardian Çapja i vënë nën akuzë si porositës i vrasjes së dyfishtë të babë e bir në Elbasan, përpara Gjykatës është shprehur se politikani me emrin Taulant e ka marrë në telefon.
Këtë e zbuloi gazetari Eni Ferhati në një intervistë televizive, duke shtuar se sipas dëshmive të Çapjas politikani i ka ofruar ndihmë por që ai nuk ka pranuar.
“Është një proces që zgjat disa muaj në Gjykatën e Posaçme. Ardian Çapja është në cilësinë akuzuar për vrasjen e dyfishtë.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Ai ka përmendur emrin Taulant, por nuk do shumë mend se kujt i referohet. Ka folur për disa përgjime që organi i akuzës ka https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistruar në vitin 2016 në masakrën e Elbasanit.
Politizimi i kësaj çështje nga ana e familjes Çapja lidhet me historinë e këtij fisi. Çapja është një fis që është njohur për mbështetjen e tij nga të djathtët. ‘
Ardian Çapja pretendon se është telefonuar nga Taulant Balla. Sipas informacioneve politikani i ka ofruar ndihmë ndërkohë që Çapja nuk e ka pranuar”- theksoi ai.
Ferhati thotë se dëshmia e Çapjas është mesazh i koduar për poltikën.
“Këto janë mesazhe të koduara të Ardjan Çapjas lëshuar politikës. E lexoj si një mesazh të koduar si një strategji për t’u mbrojtur nga akuzat e rënda që janë ngritur nga SPAK.”- tha ai.
Ardjan Çapjan, së bashku me Florenc Çapjan akuzohen se kanë kryer vrasjen e Nezir Beqirit, në vitin 2012, në Elbasan.
Vrasja e Nezir Beqirit u krye ndërsa ai ndodhej në arrest shtëpie. Ai akuzohej nga fisi Çapja se kishte bashkëpunuar në vrasjen e Sokol Çapjes në viti 2005, ngjarje e cila ka sjellë me dhjetëra persona të vrarë që prej atëherë.