JiL.al - Jeto i Lumtur

Të dënuarit shqiptarë “ngrenë në këmbë” burgun e Domokos, kërkohen përforcime të forcave të policisë, zbulohet arsyeja….

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Trazira në burgun grek në Domoku. Mediat greke bëjnë me dije se ndërsa forca të shumta policia kanë mbërritur pranë kësaj qelie, problemi qëndron në krahun C2 të burgut, ku pjesa më e madhe e të burgosurve janë shqiptarë dhe arabë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

E gjithë trazira ka nisur në mesditë, ku fillimisht të burgosurit kanë refuzuar të hanë dhe më pas të futen në qeli.

Informacionet e “LamiaReport” thonë se dyshohet se arsyeja e kësaj ‘kryengritjeje”, është fakti se një shqiptari nuk i është dhënë leje për të dalë dhe për të vizituar familjen, ndërsa një tjetri i janë gjetur dhe konfiskuar një celular dhe dy thika të improvizuara.

Kujtojmë se pak ditë më parë nuk është kthyer nga leja një 48-vjeçar shqiptar nga Baripoinitis , anëtar i një organizate kriminale, i cili ka pas vetes disa vrasje, drogë dhe krime të tjera të rënda.

Ajo që grupi hetimor po heton, është se si dy pistoletāt, plumbat dhe silenciatori, u futën në IEVP, dhe pse oficerët e burgjeve nuk e kuptuan që autorët ishin duke fshehur ārmët në ambiente publike, shumë të frekuentuara, ku ka kamera sigurie.

Autoritetet greke kanë marrë nën hetim edhe oficerë të burgut të cilët mendohet se i kanë dhënë ndihmë shqiptarëve.lajmifundit.al/

www.jetoilumtur.al

Scroll to Top