JiL.al - Jeto i Lumtur

“Të Eduartit apo të koncertit”/ Ndjekësja ironizon Arbanen, moderatorja i kthehet ‘dhëmbë për dhëmbë’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Moderatorja Arbana Osmani do të drejtojë këtë vit, Festivalin e Këngës.

Ajo ka lajmëruar të gjithë ndjekësit se tashmë biletat për të parë festivalin kanë dalë në shitje për të katërta netët.

Ndërkohë nga ana tjetër shpesh e kemi parë që promovon edhe projektet e partnerit të saj Eduart Grishaj.

Për këtë arsye një nga komentueset në rrjetet sociale, në postimin e moderatores i ka qarë hallin, duke thënë se përveç biletave të Festivalit duhet të shesë edhe biletat për filmat e partnerit të saj.

Por nga ana tjetër, moderatorja nuk ia ka përtuar aspak ndjekëses, duke i shkruar se do t’i bëjë të dyja, edhe për festivalin edhe për projektet e partnerit të saj.

“Të Eduartit apo të koncertit”/ Ndjekësja ironizon

“Eh moj Arbanë ça halli t’ka gjet moj motër, a të shesësh biletat e Eduartit apo biletat e koncertit”, shkruan komentuesja. “Të gjitha”, i kundërpërgjigjet moderatorja .

Scroll to Top