– Të falësh njerëzit që të kanë lënduar, është dhuratë për ta…

Jil
Jil
7 Min Read

– Çfarë heqin dhe përrallat…!!!
Të tjerë flejnë me ta,
të tjerë i kërkojnë,
të tjerë i jetojnë,
të tjerë i shkruajnë,
të tjerë i shesin,
dhe të tjerë i hanë…!!!

– Ka gra që kushtojnë, ndërsa të tjera vlejnë. Ky është ndryshimi.

– Nëse ikën respekti nga një mardhënie…atëherë është koha të ikësh dhe ti.

– “Qielli nuk ka njohur parajsë si ajo e gruas së dashuruar,
dhe ferr më të keq se i asaj të tradhëtuar … “

– Ndryshe nga kafshët, njeriu është i aftë të largohet nga ajo që do.

– Është e nevojshme të kuptojmë se nuk kemi asnjë detyrim për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt kërkesave të askujt. 

– Trandafilat implantojnë dashuri për natyrën, ndërsa gjembat e tyre, respektin për të.

– Ai që i shërben Perëndisë e injoron vetveten, dhe ai që i shërben vetvetes injoron Perëndinë.

– Urrejtja do të thotë të bëheni dy, të pavarur.
Dashuria do të thotë të bëhesh një, i ndërvarur.

– Ka njerëz që vetëm për shkak se janë në ballkon mendojnë se janë “më të gjatë” se njerëzit e rrugës. 

– Të gjithë fëmijët, përveç meje, rriten.

– Disa njerëz duket nuk e kuptojnë se duke komentuar dhe gjykuar të tjerët, tradhëtojnë karakterin e tyre të keq.

– Ata që kanë një “pse” për të jetuar, mund të përballojnë pothuajse çdo “si”.

– Sa më i heshtur bëhesh, aq më shumë dëgjon.

– Ne gjykojmë veten nga ajo që ndjehemi të aftë për të bërë, ndërsa të tjerët na gjykojnë nga ajo që kemi bërë.

– Kur e shihni dikë që nuk buzëqesh, dhuroi ti një.

– Arsyeja pse shumë njerëz nuk pëlqejnë të tjerët, është se ata e pëlqejnë shumë veten e tyre.

– Arsyeja që disa martesa janë të lumtura, është për shkak të faktit se gratë e kalojnë kohën duke thurur rrjeta në vend që të bëjnë kafaze.

– Kini fytyrën tuaj gjithmonë përballë diellit
dhe hijet do të bien pas jush.


– Kam mësuar se të qenit me ata që dua është e mjaftueshme.

– Mos prisni që jeta t’ju sjellë përsosmërinë. Uro vetëm, që fati yt të takohet me të vërtetën.

– Nëse nuk e dini se ku shkoni, atëherë si prisni të arrini atje?

– “Mund të përmbledh gjithçka kam mësuar për jetën në një fjalë të vetme: vazhdon”

– “Takojmë shumë njerëz në jetën tonë. Le t’ju japim një mundësi. Çdokush nga ata ka diçka të mrekullueshme për të na ofruar.”

– “Maska është e vetmja fytyrë që njeriu zgjedh vetë”

– Kur dikush më thotë: “Unë nuk do ta bëj kurrë këtë”, thjesh buzëqesh dhe pres….

– “Të gjithë largohen të kalosh kur e di se ku shkon”

– Shiko mbrapa me falenderim, rreth jush me besim, perpara, me shpresë.

– Brenga e dashurisë nuk është vetëm se nuk mund të zgjasë përgjithmonë, por edhe se dëshirat e ëmbla që ajo shkakton, harrohen shpejt.

– Shumica e grave që nuk morëm, ishin ato që nuk i kërkuam.

– Të flasësh pak për ato që dini dhe aspak për ato që nuk dini.

– “Gjëja më e bukur është të shohësh një person që do, të buzëqeshë. Dhe akoma më e bukur është të dish se arsya për këtë, je ti”

– “Rruga më e afërt mes dy njerëzve, është një buzëqeshje “

– Një ditë, një njeri i pasur i dha një shportë me mbeturina një njeriu të varfër. I varfëri buzëqeshi, e mori shportën dhe iku.
E boshatisi shportën, e lau dhe e mbushi me lule të bukura, dhe i’a ktheu njeriut të pasur.
Njeriu i pasur, i suprizuar i tha të varfërit: Përse më jep lule të bukura, ndërsa unë të dhashë mbeturina?
Dhe i varfëri u përgjigj: Çdokush jep atë që ka në zemër!!

– Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është dizajnimi i saj.

– Jepu të tjerëve atë që meritojnë, jo atë që kërkojnë…..

– Për miqtë tuaj në nevojë, dilni përpara. Dhe në qoftë se j’u tradhtojnë, mos u merzit. Ndjej keqardhje pët ta që nuk kishin forcën tënde.

– Mos e kaloni gjysmën e jetës tuaj duke thënë se çfarë do të bëni dhe gjysmën tjetër të shpjegoni se pse nuk e keni bërë.

–  Kurrë nuk kisha ndonjë ngjyrë të preferuar…
Deri sa pashë ngjyrën e syve të tu….

– Çdo gjë që vjen lehtë, nuk zgjat…Çdo gjë që zgjat, nuk vjen lehtë.

– Mënyra më e sigurtë për të shkatërruar një të ri është t’i mësosh atij të vlerësojë më shumë ata që mendojnë si ai, sesa ata që mendojnë ndryshe nga ai.

– Single nuk është një status, është një fjalë që përshkruan një person i cili është mjaft i fortë për të jetuar dhe për të shijuar jetën i pavarur nga të tjerët.

– Unë vendosa t’ju besoj.
Ti zgjodhe të më zhgënjesh.

– Sado larg të arrijë mendja, kurrë nuk arrin atje ku mund të arrijë zemra.

– “Njerëzimi nuk mund të kthehet pas në shpella. Jemi mjaft shumë! “

– “Feja ime kërkon që parajsa të zbresë këtu në tokë në mënyrë që të gjithë të mund të shijojnë atë”

– Njerëzit nuk besojnë gënjeshtrat sepse janë të detyruar, por sepse duan.

– Natyrisht qëndroj mirë në mendjen time: kur pemët fillojnë të më flasin, unë nuk përgjigjem.

– Nga njerëzit fallco vetëm një gjë dua: Distancë!!!

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *