Të gjithë kundër Luizit, Kejvina nuk përmbahet, sulmon keq këngëtarin: Mbylle gojën, i pafytyrë

Jil
Jil
2 Min Read

Banorët e shtëpisë së Big Brother Vip Albania duket se kanë nisur “luftë të ftohtë” me Luizin, i cili me strategjitë e tij në lojë ka bërë që të jetë i vetëm përballë të gjithëve dhe të gjithave.

I tillë është rasti i sotëm, ku të gjithë banorët e kanë vënë me shpatulla pas murit, duke bullizuar këngëtarin me në krye Kejvinën, Oltën dhe Amosin.

Gjatë një lojë që vëllai i madh u vendosi banorëve, të cilët improvizuan në shtëpi salla gjyqi për të sqaruar keqkuptimet mes tyre, debati mes Luizit dhe Kejvinës ka agravuar në të bërtitura dhe ofendime.

“Mbylle gojën i pafytyrë”, i tha Kejvina Luizit.

Kujtojmë se më herët Amosi bëri deklarata të forta ndaj Luizit. Teksa bisedonte me banorët e tjerë Amosi tha se do nëse do ishte jashtë shtëpisë do e çonte Luizin në mal dhe do ta zhvishte lakuriq.

Banorët i janë kundërvënë Luizit pas gënjeshtrës që ai tha atyre për shëndetin/ në fillim të gjithë besuan se ai vuante nga një sëmundje e pashërueshme, por rezultatet e analizave që ai bëri përgjigjet e të cilave dolën për 20 minuta tregua se këngëtari gëzon shëndet të mirë. Luizi kishte nisur të shqetësohej për shëndetin e tij pasi nxirrte gjak nga goja.

shqip-lajme

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *