Të gjithë me sytë nga Berisha, por çfarë bëri Meta në momentin e incidentit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-kryeministri Berisha u godit me grusht fytyrës në momentin që po shkonte nga selia e PD-së për në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po zhvillohet protesta e opozitës.

Berisha u godit nga një person me veshje të kuqe i quajtur Gert Shehu, kur ishte pa mendje dhe ka pësuar hematoma në fytyrë, ndërsa gjaku mbuloi faqet dhe hundën.

Në videon e siguruar nga incidenti i sulmit, Meta shihet se ka ngritur duart në vetëmbrojtje, në momentin që Berisha është goditur nga Gert Shehu

Personi në foto është ai që goditi Berishën duke u neutralizuar menjëherë nga badigardët, të cilët e kanë rrahur duke i shkaktuar hematoma në kokë dhe fytyrë.

Fill pas sulmit, Berisha është ngjitur në podium duke akuzuar Ramën për këtë sulm.

Scroll to Top