JiL.al - Jeto i Lumtur

Të gjithë po ankohen për “Dance Albania”, Alketës i kanë dërguar letër Fevziu, Gjebrea dhe Magjistari

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Dance Albania” si duket ka krijuar situatë të tensionuar brenda televizionit “Klan”, të paktën kështu shprehet Alketa Vejsiu e cila dhe drejton këtë show.

Vejsiu zbuloi se kolegët e saj brenda këtij televizioni si Blendi Fevziu, Rudina Magjistari, Ardit Gjebrea dhe së fundmi ardhja më e re, Luana Vjollca kanë dërguar letra ku ankohen për tonin që përdor Orgeza Zaimi gjatë emisionit.

Alketa Vejsiu: Mamaq, kur kishte këtë emisionin e Ermalit këtu, ke marrë ndonjëherë ndonjë letër ankimimi nga kolegët? Ndonjë letër poshtë derës?.

Ermal Mamaqi: Përjavë merrja.

Alketa Vejsiu: Po kush ankohej më shumë për ty?

Ermal Mamaqi: Po kush të mundej, e kishin me radhë.

Alketa Vejsiu: Se është bërë nami për Dance Albania. Kemi patur një letër nga Fevziu, një tjetër nga Gjebrea, një nga Magjistari pasdite, edhe Luana Vjollca tani që është hyrja më e re në formacion, ankohen të gjithë për ne.

Ermal Mamaqi: Për çfarë? Për orarin?

Alketa Vejsiu: Aludo njëherë ti pse..

Ermal Mamaqi: Padyshim që janë xhelozë që të gjithë.

Alketa Vejsiu: Jo i duam shumë që të gjithë. Ankohen se bërtet shumë Orgesa Zaimi, bërtet shumë.

Orgesa Zaimi: Unë kam marrë shumë vërejtje nga fonistët këtu në Klan, a mund ta ulësh pak decibelin.

Scroll to Top