JiL.al - Jeto i Lumtur

“Të ikim fare nga këtu, të varim veten”/ 100 familje në Gramsh protestojnë, ja arsyeja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Rreth 100 familje në fshatin Grabovë e Sipërme ne rrethin e Gramshit kanë dalë sot në protestë për të mos lejuar marrjen e ujit nga firma që ka marrë përsiper të ndërtojë rrugen e fshatit për ta dërguar në Hec-in në Lenie.

Sipas banoreve uji është esencial për ta pasi jo vetëm u nevojitet për prodhimet bujqësore por edhe per të vënë në punë disa mullinj që shërbejnë për bluarjen e misrit e grurit që prodhojnë në tokat e tyre.

Banorët thonë se nuk do të tërhiqen nga e drejta e tyre ndërsa akuzojnë shtetin se po bën të pamundurën për ti larguar nga vendlindja.

“Këta erdhën këtu për të bërë rrugën gjoja po na ndihmojnë si shtet. Nga ana tjetër duan të na marrin ujin këtu.

Ne me këtë ujë rrojmë, pavarësisht se shteti na ka lënë mënjanë nuk na quajnë si shqiptarë. Tani filluan këta të na bëjnë rrugën, të na marrin ujin dhe të ikim fare nga këtu të varim veten se nuk kemi çfarë bëjmë.

Ne do bëjmë rezistencë, shteti nëse do të vijë të na vrasë të na marrë shtëpinë dhe nuk kemi çfarë t’i bëjmë”– u shpreh njëri prej banorëve.

Banorët thonë se nuk e njohin firmën që ka marrë përsipër ndërtimin e rrugës së fshatit. Sipas tyre ka 30 vjet që nuk është vënë dorë për sistemimin e infrastrukturës rrugore./faxnews

…jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top