“Të premten temperaturat deri në 22 gradë ”/ Surprizon moti në mes të dimrit, flet meteorologia

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një situatë e qëndrueshme meteorologjike është parashikuar për javën e ardhshme sipas meteorologes së Metoalb, Lajda Porja.

Porja tha se masat e ftohta polare do të largohen nga vendi ynë, duke i lënë vendin ditëve me diell dhe temperaturave të larta.

Porja shtoi se problematika e përmbytjeve tashmë ka kaluar, ndërsa do të ndërpriten edhe reshjet e dëborës në zonat malore.

E premtja arrin vlerën e pazakontë në mes të dhjetorit me temperaturë 22 gradë.

“Siç e kemi parë që këtë mëngjes, ishte masa e ftohtë polare që u fut në Ballkan dhe po kalon në lindje të kontitentit. Sot deri në fundjavë do përjetojmë temperature të larta. Java tjetër do të jetë me diell, reshjet përfundojnë sot.

Reshjet më problematike kanë kaluar. Reshjet e dëborës do ndërpriten nesër. Rriten temperaturat edhe në zonat malore. Dita e premte do jetë me temperaturat më të larta të javës, pritet deri në 22 gradë.

Dhjetori do mbyllet me temperatura të larta. Mesatarja mujore do jetë 2-3 gradë më lartë se ç’duhet të jetë. Lagështira do mbetet prezente.

Problematike do jetë luhatja e temperaturës, nga sot 14 gradë, nesër 20 gradë dhe kjo ndikon edhe në shëndet”- tha Lajda Porja.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *