Elvis Demçe cilësohet nga autoritetet italiane si një nga emrat më të frikshëm të botës së krimit shqiptar që vepronte në kryeqytetin italian.
36-vjeçari i cili tashmë ndodhet në burg, drejtonte bandën shqiptare të trafikut të drogës ndërsa kishte shfaqur ambicie për të dominuar gjithë territorin e kryeqytetit italian.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Autoritetet italiane kanë zbardhur përgjimet e tij ku ai kishte në plan të vriste dhe një nga prokurorët që po hetonte mbi të. Bëhet fjalë për një aferë droge për të cilën po hetonte prokurori i Velletrit.
Elvis Demçe informohet mbi këtë hetim dhe sipas përgjimeve flet me një nga shokët e tij, “i njoh këta spiunët e ndyrë’.
“E shtuna është festa ime.. çfarë po më bën dhuratë?” pyet një bashkëpunëtor Demçen, duke aluduar me planin e eliminimit të “Prokurorit që e sheh të vdekur”.
Gjithashtu po në këto biseda flitet për pistoletën dhe automatikun që do të shërbenin për krimin. “Në të sëmës me gjithë makinën e blinduar, ia bëj copë”.
“A kanë vrarë ndonjëherë një prokuror? A janë të shoqëruar? Dua që ta vras,”- shprehet një nga bashkëpunëtorët e shqiptarit. Demçe, pasi ka rënë dakord shprehet: Po përpiqen të na shkatërrojnë rrethin!
Ai propozon dhe një tjetër alternativë; Të punësojmë një prostitutë për të xhiruar një video komprometuese me të cilën do ta shantazhojmë.
Këtyre për t’iu bërë keq më shumë se t’i qëllosh, bëji ndonjë video ose mbaj diçka për t’i kapur,”– shton ai në bisedat e zbardhura.
Pjesë e grupit kriminal të bosit shqiptar të drogës Elvis Demçe ishin dhe dy vëllezërit italianë Marco dhe Gabriele Bianchi. Ata janë dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Willy Monteiro Duarte.…/jetoilumtu.al/