Të rinjtë shqiptarë kapen në ‘shtëpinë e barit’ në Angli: Po të mos punonim, na vrisnin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Dy shqiptarë janë vënë në pranga nga policia britanike teksa ndodheshin në një ‘shtëpi bari’ dhe kujdeseshin me bimët me vlerë 52 mijë paund. Francesk Markaj dhe Arbri Dervishi, të dy nga 26 vjeç, kanë treguar se kanë qene të detyruar të punonin në fermën e kanabisit, pasi trafikantët që i ndihmuan të hynin në Angli, i kërcënuan se do t’i vrisnin. Ata u kapën në një banesë në Blackpool.

Gjykata e Lartë në Preston mësoi se të rinjtë shqiptarë ishin futur kontrabandë në vend me një kamion dhe më pas u detyruan të punonin në fermë për të paguar një borxh ndaj një grupi të krimit të organizuar, i cili organizoi rrugën që morën nga nga Shqipëria drejt Belgjikës e më pas drejt Anglisë.

Daniel Harman, që përfaqësonte Markajn, tha se niveli i shfrytëzimit ishte i tillë që edhe nëse të rinjtë do të vdisnin në banesën ku strehoheshin, bandës nuk do t’i interesonte.

Duke mbrojtur Dervishin, Tom Lord tha se klienti i tij ishte shfrytëzuar nga kriminelët që organizuan transportin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ashtu si shumë të rinj tani, veçanërisht nga Shqipëria, ai hyri në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, por jo tërësisht me vullnetin e tij të lirë. Ai është një emigrant ekonomik, ai ishte fillimisht në Itali për tre vjet dhe nëpërmjet një kamioni nga Belgjika, hyri në Britani”, tha avokati i tij.

Kur policia u fut në banesën e të rinjve më 23 mars, Dervishi nuk i kundërshtoi, por u dorëzua. Në katin e dytë ndodhej Markaj, në një dhomë gjumi. Në total, 105 bimë u shkatërruan me një rendiment të mundshëm prej 4.2 kg, të cilat po të dilnin në treg do të kapnin lerën e 52 mijë paundëve..jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al

Scroll to Top