JiL.al - Jeto i Lumtur

Të shtëna dhe arratisje/ Ç’ndodhi mbrëmë në pikën më të nxehtë të Tiranës, policia “shpartallon” zonën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbrëmjen e djeshme, te Kthesa e Kamzës janë regjistruar të shtëna me armë dhe për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar.

Burime bëjnë të ditur se seksioni i Trafiqeve në drejtorinë Tiranë kishte ndërmarrë një operacion në këtë zonë, tek pallatet maleziane.

Operacioni ishte për të arrestuar persona që merren me klandestinë.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse të shtënat u bënë nga policia, apo nga personat që do të arrestoheshin.

Ende nuk ka një njoftim nga policia, pritet të sqarohen rrethanat.

Kujtojmë se zona e Kthesës së Kamzës konsiderohet si “zonë e nxehtë” sa i përket trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.

Aty kryesisht bëhet grumbullimi i personave që kanë si destinacion veriun e Shqipërisë, me destinacion final vendet e BE-së.

Scroll to Top