
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër. Është qëlluar drejt një makine tip “Audi”.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Rus”. Plumbat kanë dëmtuar mjetin, nuk ka persona të lënduar.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, shtetasi A. B., 25 vjeç, ka kallëzuar se, në lagjen “Partizani”, Shkodër është qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit tip “Audi”.
Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave, dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli edhe në zonën përreth, me qëllim kapjen e autorit/ëve.
burimi lajmifundit.al/