Tea revoltohet keq me Luizin: Mos më krahaso me atë!

Jil
Jil
2 Min Read

Tea Trifoni dhe Luiz Ejlli janë dukur mjaft të afërt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2”, e dukej se po krijohej një miqësi e bukur.

Madje ish-konkurrentja e “Për’puthen” i qëndroi afër këngëtarit, pavarësisht se të gjithë banorët iu larguan pas deklaratave kontradiktore për sëmundjen e tij.

Por mbrëmjen e djeshme duket se ata kanë pasur një debat. Në një moment Luizi i thotë Teas se “duket si Olta kur mërzitesh”. Duket se ky krahasim nuk i ka pëlqyer aspak asaj.

Pjesë nga debati:

Tea: Mos më krahaso mua

Luizi: Unë jam duke thënë si dukesh ti në sytë e mi

Tea: Jo zemra ime, nuk jam unë as Olta dhe as Amos, as ti kur revoltohem. Jam Tea

Luizi: Tea, Tea tjetër

Tea: Të bërtasë Olta ashtu, nuk reagon ashtu ti

Luizi: Ajo bërtet kot

Tea: Epo pse më krahason mua

Luizi: Dukesh, paraqitja. O shqiptar, a je duke më ndjekur apo jo

Tea: Mos më krahaso, aq më tepër me atë

Luizi: Mirë moj mirë. Me ju vu ‘mute’ ju të dyjave, pak rëndësi ka çfarë thoni, mënyra se si reagoni jeni e njëjta. Prandaj po them. Nuk po them se çfarë flisni. E ti e di shumë mirë, se sa herë të kam detyruar me ngrit zërin…

Tea: E ke pasur shumë gabim

Luizi: A të kam thënë jo

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *