Tensionet në veri, reagon Kremlini: Do mbrojmë serbët në rast konflikti

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, ka komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë.

Sipas Sputnik, ai ka bërë të ditur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk i është drejtuar Moskës për ndihmë për të ulur tensionin në Kosovë.

Siç njoftoi sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, Moska qëndron për respektimin absolut të të gjitha të drejtave të serbëve të Kosovës në kontekstin e një përshkallëzimi tjetër të situatës në rajon.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Ne, natyrisht, po mbrojmë që të gjitha të drejtat e serbëve të Kosovës të sigurohen absolutisht dhe që të gjitha detyrimet e ndërmarra nga palët sipas dokumenteve që lidhen me këtë situatë të përmbushen,” u tha ai gazetarëve, duke komentuar kërkesën e Beogradit për të dërguar Ushtria serbe në territorin e diskutueshëm.

“Për ne gjëja më e rëndësishme është sigurimi i interesave të serbëve dhe, natyrisht, avokohemi që palët të bëjnë përpjekje me mjete paqësore dhe kjo situatë të zgjidhet me mjete diplomatike”, vazhdoi Peskov.

Për atë që po ndodh në veri të Kosovës ka komentuar edhe lideri i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili citohet të ketë akuzuar NATO-n për tensionet. Ndërsa senatori rus, Vladimir Dzhabarov, ka deklaruar se Moska do të mbrojë serbët në rast të një konflikti dhe se ata nuk duhet të dorëzohen.

Situata në veriun e Kosovës, ku gjatë ditëve të fundit janë shënuar një sërë incidentesh të dhunshme përshkallëzoi të mbrëmjen e së shtunës, pas shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe serbëve lokalë, si pasojë e arrestimit të një ish-zyrtari të policisë serbe, Dejan Pantiç.

Në mesin e tensioneve Kosovën e viziton sot i dërguari i posaçëm i SHBA-së për dialogun, Gabriel Escobar, ndërsa Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, nuk do të shkojë.

Scroll to Top