JiL.al - Jeto i Lumtur

Tensionet në veri të Kosovës, Osmani takohet me komandantin e KFOR-it

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Duke marrë parasysh ndodhitë e fundit dhe çështjen e sigurisë për Kosovën, presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot komandantin e KFOR-it gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Përmes një postimi në Facebook ajo ka ndarë fotot nga takimi por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Prej10 ditësh në kufijtë e Kosovës ka barrikada. E gjitha nisi pasi policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiç, nën dyshimet se ishte përfshirë në sulmet kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës. Nga ajo ditë deri sot, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, barrikadat nuk janë hequr./tvklan.al

Scroll to Top