JiL.al - Jeto i Lumtur

Tensionet në veri të Kosovës/ Politikani italian i bën thirrjen e fortë Vuçiçit dhe e paralajmëron

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës kanë qenë në fokus të një bisede telefonike që Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm italian Antonio Tajani.

Siç njoftoi Presidenca në një deklaratë në Beograd, Tajani nënvizoi nevojën për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, duke shpresuar në zbutjen e tensioneve dhe kthimin e përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës.

Vuçiç nga ana e tij theksoi se kusht për këtë është respektimi i marrëveshjes së Brukselit, me krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë, për të cilën Prishtina u angazhua me nënshkrimin e saj gati dhjetë vjet më parë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pjesa tjetër, shtoi Vuçiç, është rezultat i hapave dhe vendimeve të njëanshme të Prishtinës.

Serbia, pretendon Vuçiç, mbetet e përkushtuar ndaj një politike paqeje dhe stabiliteti.

Scroll to Top