Tensionet në veri të Kosovës, reagon ashpër ish-presidenti Moisiu: Ka vetëm një rrugë për të zgjidhur problemet me Serbinë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ish-presidenti Alfred Moisiu ka komentuar zhvillimet në veri të Kosovës, ku ka adresuar disa këshilla për klasën politike.

Ish-kreu i shtetit foli në emisionin “Now me Erla Mëhillin” edhe për nismën e Ballkanit të Hapur.

“Vuçiç me barrikadat në Veri po vepron si Putini. Siç vepron ai po bën dhe ky. Megjithatë, përpjekjet duhen bërë, sepse o do ndeshesh, o do gjesh gjuhën e të bësh kompromise.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Rrugë tjetër nuk ka për të zgjidhur problemet me fqinjët. Ndaj, çdo përpjekje unë e quaj me vlerë.

Dikush bie dakord e dikush jo, por çdo gjë do kohën e vet. Ballkani Hapur u kritikua fillimisht nga BE dhe SHBA, ndërsa tani jo.

Përpjekja për t’u marrë vesh me fqinjët është e mirë, por gjithmonë duhet të ketë sinqeritet”, tha Moisiu.

Scroll to Top