Tentoi të vidhte automjetin në mes të ditës, arrestohet në flagrancë i riu në Tiranë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 28-vjeçar është kapur mat nga uniformat blu teksa po tentonte të vidhte një makinë.

Në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, ai po tentonte të vidhte automjetin. Policia arriti të ndërhynte në kohë dhe ti vinte prangat të riut.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Ndërhyrja”.

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia kapet dhe vihet në pranga 28-vjeçari që tentoi të vidhte një automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe më informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas, në orët e para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, po tentonte të vidhte një automjet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ndërhyrja”.

Si rezultat i operacionit është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, shtetasi N. P., në tentativë për të vjedhur një automjet. Pas shoqërimit në komisariat, ky shtetas ka dëmtuar stolat dhe kamerat e sigurisë së dhomave të shoqërimit.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. P., 28 vjeç, banues në Babrru, për veprat penale “Vjedhja”, mbetur në tentativë, dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *