Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
“Më shitën motrën, më poshtëruan gruan”, i ftuar në Report TV Pjetër Nikolla një 59-vjeçar i braktisur nga familjarët rrëfen sesi për nderin e familjes është në hasmëri me familjen e kushëririt të tij. Pasi kreu 18 vite burg sot jeton i vetëm, në një shtëpi të braktisur.
Ai kërkon të rilidh kontaktet me dy fëmijët e tij të rritur, me të cilët nuk ka kontakte prej shumë vitesh. Një vrasje e kryer në vitin 1997 në fshatin Gjegjan e ndjek ende nga pas këtë burrë, i cili pasi ka kryer 18 vite burg, i braktisur nga familja dhe pa shpresë për t’u kthyer në fshat, jeton në bunkerë e shtëpi të braktisura.
“Unë vrava se nuk kisha ku të shkoja, kështu e kanë zakonet tona, ose të vrasësh ose të jetosh i turpëruar. Familja me të cilën jam në hasmëri është ajo e kushëririt tim. Më kanë poshtëruar gjithnjë, më kanë shitur motrën, më kanë djegur shtëpinë, nuk më kanë lënë të varros babën e në fund më kanë poshtëruar dhe me gruan.
Nuk kisha çfarë të bëj. Vrasjen nuk e kam kryer në pabesi, por në mes të ditës, i vetëdijshëm. Nuk kam ikur. Kam pritur Policinë deri kur erdhën dhe më arrestuan. Pasi kam kryer 18 vite burg, kam dalë, por kuptova se gruaja dhe familja më kishte braktisur.
Në fshat nuk mund të kthehem më. Nuk ka kuptim bre ti shkoj gjakësit në gojë, është provokim”, thotë 55-vjeçari Pjetër Marku, i cili prej 10 vitesh endet rrugëve duke u strehuar në bunkerë e shtëpi të braktisura.
Ai tregon se vrasja nuk është zgjidhje, por nën mentalitetin e malësorit ai e justifikon vrasjen ndaj kushëririt si të vetmen mundësi që i kishte mbetur.
“I bëj thirrje gjithë shqiptarëve, se vrasja nuk është zgjidhje, por në rastin tim, nuk kisha një zgjidhje. Unë jam djalë i vetëm e në mesin e nëpërkëmbjes gjithnjë kam menduar ose të vras veten ose të vras ata që më nëpërkëmbnin. Zgjodha këtë të dytën”, thotë ai./ReportTV