Tentuan të hynin në një magazinë për të vjedhur, arrestohet një 16-vjeçar, në kërkim një tjetër! Zbardhen disa grabitje ku u përfshinë të rinjtë…

Jil
Jil
2 Min Read

Finalizohet operacioni policor i koduar “Recidivistët”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Si rezultat i punës profesionale hetimore të Komisariatit të Policisë Vorë, falë dhe ndihmës nga qytetarët, zbardhen 5 vjedhje të ndodhura gjatë muajit janar.

Vihet në pranga një 16-vjeçar, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij, të dy të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Sekuestrohen një automjet dhe mjete (pinca, kaçavida) që autorët i përdornin për të kryer vjedhjet.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Recidivistët”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë një shtetas 16-vjeçar, banues në Sukth, si dhe u shpall në kërkim shtetasi D. A., 28 vjeç, banues në Vorë, të dy të dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e mësipërm gjatë kohës që po tentonin të vidhnin në një magazinë, në fshatin Sakosë. 16-vjeçari është vënë në pranga, ndërsa shtetasi D. A., sapo ka parë punonjësit e Policisë, është larguar.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këra shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:

– Më datë 13.01.2023, në fshatin Xhafzotaj, dyshohet se kanë vjedhur në një servis makinash;
– Më datë 14.01.2023, në fshatin Marqinet, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit I. P.;
– Më datë 17.01.2023, në fshatin Marqinet, dyshohet se kanë vjedhur në banesën e shtetasit A. K., si dhe në biznesin e shtetasit D. J.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet dhe mjete (pinca, kaçavida) që autorët i përdornin për të kryer vjedhjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *