Tërmeti i la në qiell të hapur/ Banorët e Burrelit me lot në sy: Ku të shkoj me tre fëmijë?

Jil
Jil
1 Min Read

Kjo është banesa e familjes Lika në fshatin Xibër Hane në Bashkinë Klos. Nga lëkundjet sizmike që goditën vendin mbrëmjen e të dielës, e gjithë godina është dëmtuar për shkak edhe të vjetërisë së saj.

Pamundësia ekonomike, për të lëvizur në një tjetër banesë ka vënë në rrezik katër anëtarët e kësaj familjeje .

Me lot në sy, Vjollca Lika u bën apel institucioneve ta ndihmojnë me një banesë të re pasi ajo tashmë është në qiell të hapur së bashku me tre fëmijët pasi është e divorcuar nga bashkëshorti, shkruan Vizion Plus.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

 Ndërkohë në Bulqizë policia ka nxjerrë jashtë banorët e këtij pallati, i cili është dëmtuar që prej tërmetit të vitit 2019. Edhe pse ishte shpallur i pabanueshëm, disa familje vijonin të jetonin aty.

Një nga banorët thotë se nuk është larguar, pasi nuk mundën të siguronin një banesë tjetër me qira.

Ndërkohë, Shtabi i emergjencave ka ngritur grupet e punës në terren në të gjithë qarkun Dibër. Deri më tani janë bërë në total 180 raportime për dëme nga ana e banorëve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *