Tërmeti në Turqi, FSK shpëton një fëmijë 3-vjeçar

Jil
Jil
1 Min Read

Lajme të mira vinë nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim pasi ata të martën  shpëtuan edhe një tre vjeçare nën rrënojat e shkaktuara nga tërmeti në Turqi.

Gjatë së hënës me ndihmën e ekipeve nga Turqia FSK arritën të nxjerrin të gjallë një 26-vjeçare.

“Lajmi më i bukur që mundet me ardh sot në ditën e 10 pas tërmetit është shpëtimi i vogëlushes tre vjeçare nga pjestarët e Shoqatës”, thuhet në njoftimin e Shoqatës e shoqëruar edhe me një video.

Ekipet e kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës deri më tani kanë arritur që të nxjerrin të të gjallë katër persona të cilët kishin qenë në rrënojat e objekteve të shkatërruar si pasojë e tërmetit që goditi Turqinë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë ka arritur mbi 40 mijë.

Kjo shifër mund të rritet edhe më shumë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *