Thashethemet rreth Xhensilës bën xheloz Besin, zbulohet arsyeja e krisjes së marrëdhënies së çiftit

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Prej disa ditësh, në mediat rozë po përflitet se çifti i njohur e shumë i dashur shqiptar, këngëtarja Xhensila Myrtezaj e aktori Bes Kallaku nuk po kalojnë një periudhë shumë të mirë familjare, duke aluduar në një krisje të marrëdhënies së tyre.

Së fundmi, gazetarja kosovare, Albina Zeneli, në një intervistë televizive ka zbuluar detaje në lidhje me krisjen e përfolur mes çiftit.

Gazetarja tregoi se nga burimet e saj të sigurta, marrëdhënia e çiftit është krisur dhe kjo si pasojë e xhelozisë së aktorit dhe lajmeve që kanë qarkulluar rreth Xhensilës në të kaluarën.

“Ata kanë pas një krizë shumë të madhe, por që siduket e kanë tejkaluar, ku i dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre.

Unë besoj se ka ndikuar xhelozia, meqënëse për Xhensilën kemi pasur gjithmonë lajme për jetën e saj private në të kaluarën. Unë mendoj se Besi shpërtheu dhe nuk e duroi dot këtë pjesë”, tha Zeneli.

Kujtojmë që dy ditë më parë ishte vetë aktori ai i cili përgënjeshtroi lajmet e dala në media përmes një postimi në Instagram ku dukej shumë i indinjuar. “Çdo 6 muaj një lajm ndërron jetë në skenë aktori i njohur.

Çdo 4 muaj muaj ndërron jetë Ija e Bes Kallakut. Çdo 1 muaj Xhensila shtatzënë. Tani edhe këto të fundit. Më keni ça… Shqiptarët të rrinë të qetë”- shkruante Bes Kallaku dy ditë më parë

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *