Thatësirë e tmerrshme në Itali, gjendje e jashtëzakonshme në pesë rajone!

Jil
Jil
2 Min Read

Rënie e nivelit të ujit në liqenet më të mëdha të Veriut, tharje e ujit në lumin Po: Për shkak të thatësirave, në pesë rajone të Italisë është vendosur tani gjendja e jashtëzakonshme. Këtë e bëri të ditur qeveria e kryeministrit Mario Draghi, pasi mbajti një takim të kabinetit në Romë. Gjendja e jashtëzakonshme në rajonet veriore të Italisë: Emilia-Romagna, Friaul-Venecia-Xhulia, Lombardi, Piemont dhe Venecia është në fuqi deri në fund të vitit. Qeveria i ka vënë në dispozicion rajoneve të prekura për të luftuar thatësirën, 36,5 milionë euro. 

A view of low water level at Po
 River, Ostiglia, Lombardy, northern Italy

Gjendja e ujit në Lumin Po, lumin më të gjatë të Italisë, është në disa pika aq e pakët sa nuk ka qenë për dekada të tëra. Në derdhjen në det lumi sjell aq pak ujë saqë uji i kripur i Adriatikut futet kilometra të tëra në rrjedhën e sipërme të lumit, duke ia shtuar problemet fshatarëve që vuajnë shumë nga thatësira.  Fusha e rëndësishme për bujqësinë rreth lumit Po është duke përjetuar thatësirën më të rëndë në 70 vitet e fundit. Sipas Shoqatës më të madhe në vend të fshatarëve, Coldiretti,  thatësira ka vënë në rrezik 30 përqind të prodhimit agrar të vendit dhe gjysmën e sektorit të shtimit të kafshëve në lumin Po. Atje prodhohet kryesisht proshuta Parma.

LIFE STYLE  Lajme

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *