Gazetari Elton Qyno ka zbuluar një tjetër detaj lidhur me burgosjen e ish-efektivit të Repartit Special RENEA, i cili u kap me snajper dhe municione. Qyno zbulon se gruaja e tij G. D është agjente tek policia e Tiranës.
Postimi i Qynos
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Arrestimi dhe më pas burgosja e ish-feketivit të Repartit Special RENEA, bëri që prokuroria e Tiranës të hetojë, për një person të tretë të implikuar në këtë ngjarje, i cili besohet se i ka dhënë çantën e kuqe, ku u gjend snajperi dhe municionet.
Ky individ i tretë, jepet në dëshminë e të arrestuarit tjetër Elton Hithi, i cili i ka treguar policisë se çantën ja kishin dhënë në ambjentet e një parkimi të një Bar-Restoranti, të njohur që ndodhet në rrugën e “Elbasanit”.
Por tashmë ajo që e bën akoma dhe më të rëndë këtë ngjarje, është jo vetëm fakti i implikimit të një ish-speciali të RENEA në veprimtari kriminal, por edhe fakti se bashkëshortja e tij rezulton të jetë punonjëse policie.
Mësohet se G. Dervishaj është agjente tek policia e Tiranës, ndërsa bashkëshorti i saj, Remal Rada, punonte si polic polumbar pranë repartit special RENEA dhe kishte disa muaj që e kishte lënë detyrën.
Rada në momentin e arrestimit shoqërohej me Elton Hithin, një kontigjent kriminal, i dënuar për “Vjedhje me dhunë”.
Deri në këtë fazë të hetimit dyshimet janë ngritur për Elton Hithin dhe Remal Radën, se po përgatisnin një vrasje me pagesë.
Por mbi këto dyshime nuk ka asnjë të dhënë se kush ishte personi i vënë në shenjestër nga këta persona dhe kush ishte financuesi.
Dyshimet në këtë pistë, janë shtuar edhe për faktin se si Elton Hithi dhe Remal Rada, kanë refuzuar në polici marjen e profileve të ADN-së, gjë e cila do çonte policinë në krahasimin e tyre me profile të tjera AND-je të gjetura në krime të ndryshme.
Ndërsa një informacion tjetër i mbëritur nga burimet e policisë është se Remal Rada dhe Elton Hithi, mereshin me tregtinë e armëve. Duke u shitur anëtarëve të grupeve kriminale armatim të kalibrave të ndryshëm.
Të dyja këto informacione janë në verifikim e sipër nga policia kriminale.
Ndërsa hetimet për dy personat e arrestuar po zhvillohen për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municioneve luftarake” kryer në bashkëpunim. “Mbajtjes të armëve të ftohta”, dhe “Mbajtjes apo përdorimit të simboleve dhe shenjave dalluese të Policisë së Shtetit”.
Elton Hithit dhe Remal Radës, policia i sekuestroi një snajper, municion përkatës të armës, pistoletë “Glock”, dhjetëra municione dhe sende të tjera të paligjshme.
Të gjitha armët mbaheshin, në dy shtëpi në Tiranë që përdoreshin nga Remal Rada dhe persona të tjerë. Ndërsa në makinën e tij tip Benz-Mercedes me targa angleze, policia sekuestroi dhe një snajper e municione.
Burimi lajmifundit.al/