Vijojnë të bëhen publike fakte të rënda mbi ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Kosovë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga 5 persona për 7 orë.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Fillimisht është mësuar se e mitura është raportuar e zhdukur gjatë muajit qershor të këtij viti.
Nga hetimet e deritanishme, rezulton se gjatë asaj periudhe, gjashtë meshkuj, të gjithë mbi 18 vjeç kanë abuzuar me vajzën. Aktualisht atyre u është dhënë masa e heqjes së lirisë për 48 orë. Ndaj këtyre personave, identitetet e të cilëve nuk janë ende publike, rëndojnë akuzat e “Trafikimit me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi”.
Ndërkohë, disa ditë më parë, 11-vjeçarja u përdhunua nga pesë persona teksa kishte dalë në park në një periudhë kohore prej shtatë orësh.
Tre prej të dyshuarve që kanë përdhunuar të miturën janë të mitur dhe dy të tjerë të moshës madhore, në mesin e tyre edhe Ekrem Rexhepi, 27 vjeç që ka të ngritur aktakuzë edhe për veprat penale vjedhje e rëndë, vjedhje e pyllit dhe dhunë në familje.(gazetashqip)