Thënie nga Femrat e famshme

Jil
Jil
2 Min Read

Thënie nga Femrat e famshme

Nëse doni të sakrifikoni admirimin e shumë burrave për kritikën e njërit, në rregull, martohuni. 
– Katharine Hepburn, 1907-2003

Dhjetë burra më presin jashtë? Dërgojeni një prej tyre në shtëpi, jam shumë e lodhur. 
– Mae West, 1892-1980

E vetmja herë që ndihem keq, është kur bëj diçka vetëm për paratë.  
– Katharine Hepburn, 1907-2003

Kënaqësia e dashurisë zgjat vetëm për një çast. Dhimbja e dashurisë mban një jetë. 
– Bette Davis, 1908-1989

Burrat janë hobi im. Nëse ndonjëherë do të martohesha,  nuk do të thotë se e kisha braktisur. 
– Mae West, 1892-1980

Mënyra më e mirë për të bindur një burrë për të bërë diçka, është të lësh të kuptohet se ai mund të jetë tepër i vjetër për ta bërë këtë. 
– Shirley MacLaine, 1934- 

“Burrat që besojnë se marrëdhëniet e mëparshme të një gruaje, zvogëlojnë dashurinë e tyre për ta, janë me të vërtetë budallenj dhe të dobët. 
Një grua mund të fillojë një dashuri të re me çdo burrë që ajo e do, me kusht që të mos ketë shumë. ” 
– Marylin Monroe

Unë jam një shtëpiake e mahnitshme. Çdo herë që lë një burrë, mbaj shtëpinë e tij.
– Zsa Zsa Gabor

Kur një vajzë martohet, shkëmben vëmendjen e shumë burrave me mungesën e vëmendjes së një burri. 
– Helen Rowland

Dua që gratë të çlirohen, por të vazhdojnë të kenë një bythë të bukur dhe ta tundin. 
– Shirley MacLaine, 1934- 

Për të joshur meshkujt, unë hedh një aromë të re. Ajo quhet “aroma e makinës së re”. 
– Rita Rudner

Ku ka dashuri të madhe, gjithmonë ka mrekulli. 
– Willa Cather

“Uroj që të isha përsëri një vajzë e vogël, sepse gjunjët e rjepura janë më të lehtë për t’u riparuar se sa një zemër e thyer”.
– Julia Roberts 

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *