JiL.al - Jeto i Lumtur

Thënie të mençura nga shkrimtari Charles Bukowski

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një përmbledhje të disa prej thënieve më brilante: Charles Bukowski

Nuk e di për të tjerët, por kur unë zgjohem në mëngjes dhe vesh këpucët, mendoj: Zot, po tani çfarë?

Vetëm njerëzit e mërzitshëm mërziten.

Ndërkohë që meshkujt mburren me histori që nuk kanë ndodhur kurrë, femrat kanë jetuar aventura që nuk do t’i rrëfejnë kurrë.

Mos prit femrën e duhur! Nuk ekziston. Ka femra që të bëjnë të ndiesh diçka më tepër, përmes trupit apo shpirtit të tyre, por janë pikërisht këto që ta ngulin thikën në mes të sheshit.

Gjëja e tmerrshme nuk është vdekja, por jetët që njerëzit jetojnë apo nuk jetojnë deri në vdekje.

Mënyra për të krijuar art është të djegësh e të shkatërrosh koncepte të zakonshme duke i zëvendësuar me të vërteta të reja që zbresin nga mendja dhe dalin nga zemra.

Krijimtaria është ashtu si çdo gjë tjetër: duhet ta presësh.

Unë jam një gjeni, por përveç meje askush s’e di.

Dija që nuk vihet në vepër është më keq se injoranca.

Të gjithë njerëzit pengohen nga gjërat që mendojnë se nuk mund t’i arrijnë.

Që të shpëtosh botën, shpëtoi njerëzit një e nga një. 

Gjithçka tjetër është romanticizëm ose politikë.

Do të të duhet të vdesësh disa herë përpara se të jetosh me të vërtetë.

Shumë shpesh njerëzit ankohen se ata nuk kanë bërë asgjë me jetën e tyre; dhe pastaj ata presin që dikush t’ju thotë se kjo nuk është kështu.

Gjenialitet do të thotë të kesh aftësinë për të thënë një gjë mjaft të thellë në mënyrë të thjeshtë.

Qëndro me atë që të puth shpirtin, se lëkurën ta puth kushdo.

Mos lejo kurrë që femra të kuptojë se është e rëndësishme për ty, përndryshe të futi në thes.

Sa më të vogla shanset, aq më e ëmbël fitorja.

Mos u dëshpëro ngaqë të ka lënë gruaja. Do të gjesh një tjetër e do të të lërë edhe ajo.

Problemi i atij që pi është se kur gjërat shkojnë ters, pi për të harruar; kur gjërat shkojnë mirë, pi për të festuar; kur s’ndodh gjë prej gjëje, pi që të ndodhë diçka.

I gjithë vendi, e gjithë bota po shkon drejt katastrofës, ndërsa ty të arrestojnë se tymos hashash.

Zemra është një gjahtare e vetmuar. Është e shkruar që njerëzit e mëdhenj të jenë më të vetmuarit në botë.

Vdekja s’të shërben për asgjë kur të lypset një vend për të fjetur.Ne të gjithë do të vdesim, të gjithë ne, çfarë cirku. Kjo duhet të na bënte të gjithë të donim njëri-tjetrin por jo. Ne jemi të terrorizuar nga rivaliteti me njëri-tjetrin.

Pa letërsi, jeta është një ferr

Disa njerëz nuk bëjnë asnjëherë çmenduri, sa të tmerrshme duhet të jenë jetët e tyre.

Nëse do ta provosh me të vërtetë, shkoi deri në fund. Ndryshe, as nuk e ke filluar fare. 

Nuk ekziston një ndjenjë më e mirë se sa ajo. Do të jesh vetëm me Zotat. Një luftë e vërtetë.

Ne jemi këtu për t’i jetuar jetët tona aq mirë, sa që vdekja të trembet për të na marrë.

Cilido torollak është i aftë të gjejë një punë dosido, por duhet inteligjencë e madhe për t’ia dalë pa punuar.

Shekuj të tërë poezie dhe gjithnjë jemi në pikën e nisjes.Poezia thotë shumë në pak kohë. Proza thotë pak dhe vonon tepër.I vetmi akt poetik i nevojshëm është të shkruarit poezi, çdo gjë tjetër është propagandë.

Paratë janë si seksi, duken shumë më të rëndësishme kur nuk i ke.

Pasiguria e dijes nuk është ndryshe nga siguria e injorancës.

Nganjëherë gjërat janë ashtu siç duken, kjo është e gjitha.

Të vetmit njerëz që njohin mëshirën janë ata që ia kanë nevojen.

Ka shumë mënyra për ta humbur një garë e vetëm një për ta fituar.

Kultura është perëndia e re dhe të kulturuarit janë latifondistët e rinj.

Mendoj që kemi nevojë për një pije. Pothuajse të gjithë kanë nevojë, thjesht nuk e dinë.Të deheshe ishte diçka e mirë. Vendosa se gjithnjë do më pëlqente të bëhesha tapë.

Të shkruash poezi nuk është e vështirë. Të jetosh është e vështirë.

Këshilla ime për shkrimtarët e rinj është të mos kërkojnë këshilla nga shkrimtarët e vjetër.

Shumë herë duhet të luftojmë aq fort për jetën saqë nuk kemi kohë ta jetojmë.Mendoni ata miliona njerëz që jetojnë bashkë, por nuk duhen. Mos u habisni që kanë atë fytyrë që kanë. 

Charles Bukowski

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top