JiL.al - Jeto i Lumtur

Tina Pajollari: Përse akuzova Valter dhe Edlir Mollajn për vrasjen e Martin Çeços

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kushërinjtë Valter Mollaj e Edlir Mollaj dhe çobani i tyre Bledi Angjon janë 3 të arrestuarit si të dyshuar për vrasjen 26-vjeçarit Martin Çeço, ngjarje e ndodhur në fshatin Kolanec të Maliqit në muajin Qershor 2022.

Ata u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, e cila fillimisht është konsideruar si “molla e sherrit” që çoi në vrasjen e Martin Çeços.

Sipas hetimeve të para të policisë dhe prokurorisë, u tha se Tina Pajollari kishte lidhje intime me Valter Mollajn dhe për shkak se Martini kishte kërkuar të lidhej me Tinën, kishte ndodhur më pas edhe krimi.

Këtë variant e mbështet sot edhe Tina Pajollari, e cila ka dhënë një intervistë të dytë për emisionin Uniko nga Spartak Koka.

Në këtë intervistë ajo thotë përse akuzoi 3 të sipërpërmendurit për vrasjen e Martin Çeços dhe përse deklaroi në polici në dëshminë e saj të parë që kishte lidhje intime me Valter Mollajn.

Tina Pajollari: Më morën në pyetje, qëndrova gjithë natën, po thosha që jo nuk kam folur unë, nuk dija fare. Vajtëm në mëngjes, jo do të çojmë në polici, jo po më thërrisnin më kërcënonin.

Spartak Koka: Si po të thërrisnin?

Tina Pajollari: Më thërriste policia, më thonin që trego se ti e di, ti ke folur, do të çojmë në burg në qoftë se nuk tregon. Qimja e flokut të mban, ose trego ose ike në burg.

Spartak Koka: Për çfarë duhet të ikje në burg?

Tina Pajollari: Kisha frikë dhe unë thashë nga frika për 3 autorët që janë atje.

Spartak Koka: Po çfarë ke thënë për autorët?

Tina Pajollari: Unë thashë për Bledi Angjo të parin që ka qenë ai, ka folur ai me telefonin tim dhe i ka thënë që Martinin e ka kërcënuar që mos i bjer…Më panë telefonin, më thanë çfarë e ke Edlir Mollajn, Emiljan Mollajn, po më pyesnin për të tëra ngaqë kisha folur në Facebook. Po unë këtyre ju çoja lopët. Dhe Edlir Mollaj më kishte shkruar më kishte thënë për lopët. Ndërsa këto po më thonin që mos vallë ke bashkëpunuar me këta dhe keni shkuar keni vrarë Martinin bashkë. Dhe unë nga frika e pranova. Thashë unë po. Thashë që ai e ka vrarë, Edlir Mollaj dhe Valter Mollaj.  

Spartak Koka: Me kë pranove që kishe lidhje dashurie? Me Valterin? Edlirin?

Tina Pajollari: Po, për Valterin.

Spartak Koka: Po pse nuk zgjodhe dikë tjetër por zgjodhe Valterin?

Tina Pajollari: Për çfarë?

Spartak Koka: Për të pranuar që ke pasur lidhje dashurie?

Tina Pajollari: Po se për Valin më përmendnin shumë atje dhe unë e pranova.

Spartak Koka: Po pse përmende Bledi Angjon të parin?

Tina Pajollari: Ai më erdhi në ato momente dhe thashë për Bledi Angjon. Pastaj siç më panë telefonin dhe thashë për Edlir Mollaj pastaj dhe për Valterin. Po më pyesnin ku punon Bledi Angjo, i thashë unë te Valter Mollaj është çoban. 

Scroll to Top