Tiranë, përshtati lokalin për përdorim droge, arrestohet menaxheri dhe klienti

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim droge, shpallet në kërkim pronari. Arrestohen në flagrancë menaxheri dhe një klient i lokalit.

Procedohet penalisht një shtetas tjetër për moskallëzim të krimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të përshtatjes së lokaleve për përdorim droge dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

– E. V., 27 vjeç, banues në Tiranë, menaxheri i lokalit, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– A. R., 37 vjeç, banues në Tiranë, klient në lokal, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi I. Ç., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer ne bashkëpunim dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në rrugën “Sulejman Delvina”, në pronësi të shtetasit I. Ç. dhe me menaxher shtetasin E. V, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, si dhe mjete që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. R., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për kapjen e shtetasit I. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.….jetoilumtu.al/

 

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top