Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Policia e Tiranës njofton se në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ka bërë të mundur arrestimin e 3 shtetasve, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin L. Ç., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë, e nda
rë në doza.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin N. L., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike.
Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Policisë janë kapur dhe shoqëruar në ambientet e Policisë.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tirane u referuan materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme.