Tjetër shpërthim i fortë në veri të Kosovës

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një shpërthim i fundit ka ndodhur në afërsi të ndërtesës ku ndodhet Komisioni Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.

Mjeti shpërthyes është hedhur në afërsi të objektit ku ka policë dhe gazetarë, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Për shkak të errësirës, nuk dihet se nga është hedhur ky mjet, por nga shpërthimi i fortë, janë shqetësuar policë dhe gazetarë.

Objekti ku ndodhet Komisioni Komunal Zgjedhor është në lagjen “Suhodoll” në afërsi të Tre Rrokaqiejve në afërsi të lumit ‘Ibër’ në veri të Mitrovicës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës së bashku me atë të EULEX-it, me njësitet për deminim, kanë hyrë brenda në objekt.

Aty ndodhet ende një mjet i pashpërthyer dhe ekipet e deminimit kanë hyrë për ta çaktivizuar këtë mjet që dyshohet të jetë shpërthyes.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *