Tornadoja e rrallë ‘godet’ brigjet e Holandës

Jil
Jil
1 Min Read

Një person ka humbur jetën ndërsa të paktën 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e një tornadoje të fuqishme që ka goditur jugun e Holandës.

Imazhet e tornados që vërtitej mbi qytetin e Zierikzee kanë qarkulluar gjerësisht në mediat sociale. Siç mund të shihet nga këto pamje erërat e forta kanë marrë çfarë kanë gjetur përpara duke lënë pas dëme të mëdha materiale.

Shumë njerëz zbritën në zonë për të parë ose tentuar të ndihmojnë shërbimet e urgjencës, të cilët aktualisht po përpiqen të vlerësojnë shkallën e plotë të dëmit të shkaktuar. Autoritet atje u kanë kërkuar banorëve që të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes.

Pastrimi i zonës nga mbeturinat tashmë ka filluar tani në qytetin bregdetar, ku jetojnë më shumë se 10,000 njerëz. Tornadot përgjithësisht janë të rralla në Holandë, por më të zakonshme gjatë muajve të verës.

Klan News

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *