Tragjedi familjare në Patras: Vdes në aksident çifti shqiptar, prindër të tre fëmijëve

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një tragjedi familjare zbardhet rreth 24 orë pas aksidentit të ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën e re kombëtare Patras – Pirgos.

Pas përplasjes me një kamion, drejtuesi dhe pasagjerja e makinës kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë dërguar në spitalin “Agios Andreas”.

Behët fjalë për shqiptarët Eleni Çakuli, 43 vjeç, nga fshati Çaush, dhe bashkëshorti i saj Theofil Karleci, 54 vjeç.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve për shkak të plagëve të marra, ata ndërruan jetë në një distancë prej pak minutash nga njëri-tjetri.  Ata lënë pas tre fëmijë të mitur, dy vajza dhe një djalë

I plagosur në aksident ka mbetur edhe 70-vjeçari drejtues i kamionit, nga Amaliada, i cili po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Patrës “Agios Andreas”.

Njoftimi për vdekjen e tyre tronditi komunitetin lokal të Amaliadës, ku çifti drejtonte një kafene.

Hetimet për shkaqet dhe rrethanat e sakta të aksidentit po kryhen nga Departamenti Hetimor i Policisë Rrugore Patrës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *