Tragjedi/ Mbyten dy varka, 20 të vdekur dhe dhjetëra persona të humbur

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Të paktën 20 të vdekur dhe 13 persona të humbur ka shkuar bilanci tragjik i dy incidenteve të veçanta në brigjet greke, pasi dy varka me emigrantë janë mbytur në 24 orët e fundit.

Anijet e Rojës Greke në bashkëpunim me helikopterë Super puma vazhdojnë operacionin e shpëtimit në brigjet e ishullit të Lesvos, ku një varkë me të paktën 40 emigrantë me origjinë afrikane ka futur ujë e më pas është mbytur në një det tepër të trazuar në pjesën veriore të ishullit natën e kaluar.

Të paktën 18 vetë, 16 gra, një burrë dhe një fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa janë shpëtuar 25 të tjerë, 11 gra dhe 14 burra.

Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Greqia dhe Turqia akuzojnë njëra tjetrën për çështjen e emigrantëve, në një moment kur përsëri është rritur ndjeshëm fluksi nga brigjet turke drejt atyre greke, ndërsa Athina ka forcuar dukshëm sigurinë në Egje, por edhe në kufirin e saj tokësor me fqinjin e saj lindor

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *