JiL.al - Jeto i Lumtur

Tragjike/ E thirrën për të shuar zjarrin ku vdiqën 10 persona, zjarrfikësi kupton se ishin familjarët e tij

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pensilvania, SHBA ku zjarrfikësi që shkoi të shuante zjarrin në një shtëpi kuptoi se 10 trupat e vdekur që u gjetën aty ishin familjarët e tij.

Policia e Shtetit të Pensilvanisë konfirmoi emrat e gjashtë prej viktimave, por ende nuk ka identifikuar fëmijët më të vegjël, të moshës pesë, gjashtë dhe shtatë vjec.

Zjarri mendohet se ka filluar në verandë herët në mëngjesin e së premtes.

 

Harold Baker, një zjarrfikës i kompanisë vullnetare të zjarrfikësve Nescopeck, tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se të vdekurit ishin djali, vajza, vjehrri, kunati, kunata, tre nipërit dhe dy të afërm të tjerë.

Ai tha se tre fëmijët që vdiqën, dy djem dhe një vajzë, nuk jetonin në shtëpi dhe kishin ardhur për pushimet verore.

Baker i tha gazetës Citizens’ Voice në qytetin Ëilkes-Barre:

“Kur  morëm kthesën këtu në Dewey, e kuptova menjëherë se çfarë shtëpie ishte vetëm duke parë rrugën.

Unë isha në motorin e parë dhe kur u futëm, i gjithë vendi ishte i përfshirë nga flakët. U përpoqëm të hynim, por kishte marrë fund cdo gjë,” tha ai.

Ai tha se fëmijët që ishin atje dhe dy fëmijët e tij ishin tek shtëpia e tezes.

“Ishin atje duke vizituar të afërmit e tyre, do kalonin kohë me kurshërinjtë në pishinë e gjëra të tilla,” tha ai.

….jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top