JiL.al - Jeto i Lumtur

Tragjike në këtë vend! autobusi bie nga shkëmbi, rreth 25 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Të paktën 25 persona janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor në provincën Khyber Pakhtunkhwa të Pakistanit verior , thanë autoritetet.

Një autobus me 45 persona u përplas kokë më kokë me një fuoristradë dhe më pas u zhyt në një shkëmb në rrethin Kohistan.

Një zëdhënës i policisë ia atribuoi aksidentin shpejtësisë së tepërt nga shoferi i autobusit, sipas rrjetit të Pakistanit Dunya News.

Ky është aksidenti i dytë me vdekje brenda pak ditësh në të njëjtën provincë , e cila ndodhet pranë kufirit me Afganistanin. Të premten, 18 persona humbën jetën si pasojë e një përplasjeje kokë më kokë mes një autobusi dhe një kamioni.w.shqip-lajme

Scroll to Top