Goditet, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, një rast i shpërndarjes së kokainës, në doza. Vihet në pranga 1 shtetas.
Goditen, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 dhe Komisariati i Policisë Nr. 6., 2 raste të shpërndarjes së lëndës narkotike kanabis në doza. Vihen në pranga 3 shtetas, njëri prej tyre me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Sekuestrohen dozat me lëndë narkotike kokainë dhe kanabis.
Në sheshin “Karl Topia”, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. D., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi A. D., pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë më pas dhe e shiste në doza, në sheshin “Karl Topia”.
Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 dhe Komisariatit të Policisë Nr. 6., u bë kapja në flagrancë e shtetasve:
– R. L., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Petrit Radovica”, gjatë kontrollit fizik, nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e ndarë në doza, gati për shitje;
– E. K., 18 vjeç, dhe J. Ç., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike, të ndara në doza, gati për shitje. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se shtetasi J. Ç., ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./jetoilumtu.al/
burimi lajmifundit.al/